Maqedoni VMRO DPMNE: Ne jemi fitues dhe do të formojmë qeveri

VMRO DPMNE: Ne jemi fitues dhe do të formojmë qeveri

Për VMRO DPMNE-në zgjedhjet kanë marrë fund më 11 dhjetor, ne jemi fitues dhe do të formojmë qeverinë, njoftoi partia sonte në kumtesën e shkurtë pas mbarimit të rivotimit në komunën e Tearcës në vendvotimin 2011.

“Sot edhe ne edhe mbarë opinioni mësuam, se edhe krahas përpjekjeve, banorët e Tearcës kanë penguar përpjekjen për inxhinering post- zgjedhor. Ju urojmë për këtë. Si fitues të zgjedhjeve, ngelim të përkushtuar në hapat e ardhshëm rreth formimit të Qeverisë së re. Njëherë, ngelim në qëndrimet tona nga 11 dhjetori kur u grumbulluan rezultatet zgjedhore” thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.