Maqedoni VMRO DPMNE dorëzoi kërkesë Kuvendi të shpërbëhet më 24 shkurt

VMRO DPMNE dorëzoi kërkesë Kuvendi të shpërbëhet më 24 shkurt

Deputetët e VMRO DPMNE-së sot deri në Kuvend kanë dorëzuar propozim-vendim që më 24 shkurt Parlamenti të shpërbëhet.

Në propozim- vendimin kërkohet “duke pasur parasysh rëndësinë e çështjes, vendimi të merret në seancën e parë të ardhshme në Kuvend”.

Sot Kuvendi papritmas vendosi të thirr seancë ku në rend dite u vendosën tre ligje, por jozyrtarisht pritet në seancë të konstatohet edhe dorëheqje kryeministrit Nikolla Gruevski.