Maqedoni Vanhoute është optimist se sot do të zgjidhen edhe dy pikët e...

Vanhoute është optimist se sot do të zgjidhen edhe dy pikët e ngelura nga Marrëveshja

Ndërmjetësi belg Piter Vanhoute para takimit të sotëm të grupit të punës në Klubin e deputetëve, tha se është optimist dhe se shpreson se sot do të zgjidhen dy çështjet e ngelura nga Marrëveshja e Përzhinos.

Ai tha se sot do të bisedohet për dy problemet gjegjësisht për mediumet dhe për metodologjinë e pastrimit të listës së zgjedhësve.

“Pres sot të ketë bashkëpunim konstruktiv nga të gjithë partitë dhe ka indikacione se bisedimet e sotme do të jenë më të mira se ato që u zhvilluan më herët. Sot do të punojmë deri kur është e nevojshme që të bëjmë komisari për zgjerim Johanes Han, që nesër të mund më lehtë të zgjidh ndonjë prej problemeve” tha Vanhoute.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ai tha se punojnë për këtë të mundësohen zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe se nuk dyshon se Nikolla Gruevski do ta përmbush obligimin e tij dhe do të jep dorëheqje.