Maqedoni Van Hojte: Grupi i punës fokusohet në takimet dypalëshe për çështjet kyçe

Van Hojte: Grupi i punës fokusohet në takimet dypalëshe për çështjet kyçe

Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit, grupi i punës është marrë vesh që të fokusohet në takimet dypalëshe që të tejkalohen dy çështjet kyçe, emërimi i pjesës së mbetur të ekipit në Prokurorinë speciale publike dhe emërimi i ministrave dhe zëvendës- ministrave, deklaroi ndërmjetësi belg Piter van Hojte për “Radio Evropën e Lirë”.

Sipas tij, pasi të arrihet marrëveshje, do të thirret takim me grupin e punës, që zyrtarisht do t’i miratoj vendimet që janë sjellë gjatë takimeve dypalëshe. Van Hojte i cili është i kyçur në bisedimet, konsideron se duhet të evitohet çfarëdo shtyrje e zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos. Ai porosit se është në interes të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të vazhdohet me zbatimin e çështjeve që përmenden në marrëveshje që mos të rrezikohet integrimi i vendit në NATO dhe BE.