Korrespondentë Tërmetet në Shkup mbushin përplot Ohrin

Tërmetet në Shkup mbushin përplot Ohrin

Shumë qytetarët të Shkupit, kryesisht pensionistë, kanë arritur në Ohër për t’i evituar streset nga dridhjet dhe lëkundjet që goditën pjesën qendrore të Shkupit.

Kryesisht bëhet fjalë për pronarë të uikend shtëpizave apo banesave. Këtë shtator ata u kthyen në Ohër, ndërsa kjo mund të vërehet edhe nga shëtitoret, kafenetë, lagjet dhe fshatin Velestovë.

Në favorin e tyre është edhe moti i ngrohtë dhe temperaturat ditore.