Galeria Tensionet në Butel pushojnë, policia nuk lejon kontakte të afërta

Tensionet në Butel pushojnë, policia nuk lejon kontakte të afërta

Gjendja në Butel është relativisht e qetë pas tensioneve para pak orëve kur një grup maqedonë tentuan të marrin vendin ku duhet të ndërtohet kryqi i lartë.

Një grup i vogël i maqedonëve ende është në vendin e ngjarjes, por policia i mban ata në distancë prej 1 kilometri ku gjendet kampi kundër kryqit.

Policia është pajisur me topa uji dhe autoblinda.

Qytetarët që u grumbulluan “në mbrojtje të kryqit”, kanë ndezur kontejnerë dhe kanë brohoritur parrulla nacionaliste.

Në vendin ku gjendet kampi situata është e qetë, por ka prezencë policore.