Maqedoni Talat Xhaferi për vizitë zyrtare në Bruksel

Talat Xhaferi për vizitë zyrtare në Bruksel

Me ftesë të përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe Parlamentit Evropian, kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, sot është për vizitë zyrtare në BE, njoftojnë nga kabineti i Xhaferit.

Sipas agjendës, Xhaferi sot do të takohet me komisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Johanes Han, me përfaqësuesen e lartë për punë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federika Mogerini, me kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani si dhe treshen evropiane Ivo Uajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.

“Në takimet kryetari Xhaferi edhe një herë do të afirmoj përcaktimin tonë për anëtarësi të plotë në BE si dhe rolin e Kuvendit në këto procese. Gjithashtu kryetari Xhaferi do t’i njoftojë bashkëfolësit e tij për gjendjet tek ne, me theks të veçantë për vazhdimin e procesit të formimit të qeverisë së re, si shprehje e shumicës parlamentare, që del nga vullneti i RM-së i shprehur në zgjedhjet parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar”, thuhet në njoftim.