Maqedoni “Plenumi studentor”: Ministër e dëgjuat zërin e 10 000 studentëve:

“Plenumi studentor”: Ministër e dëgjuat zërin e 10 000 studentëve:

Studentët e organizatës joformale studentore “Plenumi studentor” ikën pas dy orë pritjeje para Ministrisë së Arsimit, ku pas dyerve të mbyllura Ministri i arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademi, dhe zv. Ministri Spiro Ristovski, kishin takim pune me dekanët e fakulteteve pedagogjike.

Takimi ishte bërë  në çastin e fundit, por në vend të debatit të paralajmëruar publik me rastin e propozim ligjeve të propozuara e cila paraprakisht ishte caktuar në Fakultetin pedagogjik, u mbajt vetëm takim pune në hapësirat e Ministrisë së arsimit.

Studentët, të revoltuar se përse lokaliteti në çastin e fundit ishte ndryshuar dhe përse nuk ishin të ftuar aspak as të informuar për debatin, e pyetën ministrin Ademi se kur do ta dëgjojë mendimin e tyre si pale më e prekur.

-E pyesim ministrin se a e dëgjon zërin e 10 000 studentëve? E pyesim ministrin kur planifikon të takohet me ne, studentët? Kur planifikon të na përgjigjet në kërkesat tona, në qëndrimet tona të argumentuara dhe në letrat tona drejtuar institucioneve? Ajo që e bëjnë këtu është fare jolegjitime dhe na detyrojnë të veprojmë jashtë institucioneve. Nëse provimi shtetëror është vërtetë masë për të cilën Qeveria thotë se do të përmirësohet cilësia e mësimit, si dhe me cilat argument na bindën? Ata në asnjë çast nuk dolën me analizë për problemet në arsim dhe nuk sqaruan se si kjo masë do të ndihmojë për ngritjen e cilësisë së arsimit-tha Darko Malinovski nga “Plenumi studentor”.