Maqedoni Sot deputetët do të votojnë atë që e kanë dakorduar partitë

Sot deputetët do të votojnë atë që e kanë dakorduar partitë

LSDM sot pritet të ulet në ulëset e deputetëve për të realizuar marrëveshjen e partive që u arrit të mërkurën. Ata ngrinë pjesëmarrjen e tyre në institucionin më të lartë ligjvënës në shenjë pakënaqësie nga mos- prononcimi i Gjykatës kushtetuese për kushtetutshmërinë e Ligjit për PSP.

Kodi zgjedhor duhet të ndryshohet që sot ndërsa gjatë ditës së djeshme pritej të ndahet versioni i punës i këtij ligji. Si pasojë e rezultatit nga marrëveshja, 171.500 persona që rezultojnë të dyshuar, e për të cilët ka dyshim se janë jashtë vendit, do të vendosen në listë të veçantë.