Maqedoni Solomon Pasi për 1 euro ka qenë këshilltar i Nikolla Gruevskit

Solomon Pasi për 1 euro ka qenë këshilltar i Nikolla Gruevskit

Ish shefi i diplomacisë bullgare, Solomon Pasi, për televizionin nacional “BNT” konfirmoi se për shumë minimale të parave ka qenë këshilltar i kryeministrit aktual të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në periudhën 2007-2008.

“Marrëveshja ishte për 1 euro. E kreva punën time rreth 10 muajve dhe u soll vendim se Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s- tha Pasi.

Sipas tij, Lindja dhe Perëndimi për momentin zhvillojnë betejë për Maqedoninë.

“Perëndimi nuk bën hapa për afrimin e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Bullgaria nuk ka rol kyç në këtë proces. Mund të bëjmë diçka në mënyrë të koordinuar, por asgjë nuk mund të ndodh pa vullnetin e mirë të Maqedonisë- shtoi ai.

Pasi, duke komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë ruse, tha se Bullgaria nuk ka pretendime territoriale ndaj Maqedonisë.

“Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov është diplomat serioz dhe i shquar dhe deklarata e tij nuk është e rastësishme. Këto prononcime janë pjesë e luftës informative që për momentin po zhvillohet dhe ato nuk duhet nënvlerësuar- tha Pasi.