Maqedoni Shumica e deputetëve të LSDM-së dhe koalicioni u larguan nga “seanca e...

Shumica e deputetëve të LSDM-së dhe koalicioni u larguan nga “seanca e kërdisë”

“Thuajse të gjithë deputetët e LSDM-së dhe koalicionit kanë lëshuar vazhdimin e tetë të seancës konstituive të Kuvendit sepse, siç thonë, aty flitet çdo gjë përveç pikave të rendit të ditës.

Në seancën ngelën disa nga 49 deputetë të Koalicionit të LSDM-së, mes të cilëve edhe kreu i partisë, Zoran Zaev.

Largimin nga seanca e paralajmëroi deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski i cili tha se në Kuvend po ndodh “kërdi” dhe paralajmëroi se deputetët e LSDM-së do të heqin dorë nga replikat e tyre.

“Kjo kërdi në Kuvend duhet të ndërpres. Në këtë drejtim, deklaroj se unë dhe kolegët e mi do të heqim dorë nga replikat. Kaluan tetë ditë nga puna dhe asgjë konstruktive nuk është bërë. Kemi harxhuar kohën dhe paratë e qytetarëve. Përgjegjësin për këtë e mban kryesuesi, Trajko Veljanovski. Po të punonte ai sipas Rregullores, deri më tani do të kishim Komisioni për emërime dhe mandat, do të emëronim kryetarin e Kuvendit dhe do të debatonim për qeverinë e re”, tha Kiracovski.

Para pauzës për drekë, deputetët e VMRO DPMNE-së kishim replika dhe kundër- replika për Platformën e partive shqiptare dhe ruajtjen e gjuhës maqedonase.