Maqedoni Shilegov: Gruevski me rrogë prej 1400 euro për një vit ka kursyer...

Shilegov: Gruevski me rrogë prej 1400 euro për një vit ka kursyer 120.000 euro

Çka ështe ajo që po e fshehë Nikolla Gruevski? Pse aktivistë partiak dhe donatorë të VMRO-DPMNE-së janë anëtarë të Komisionit për Anti-korrupsion? Cilët ishin arsyet  që u fshehën Listat anketuese të Nikolla Gruevskit nga viti 2014 dhe 2015?- ka pyetur Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Sipas tij, Gruevski duhet të përgjigjet në këto pyetje, që janë në interes të opinionit.

“Gruevski për një vit ka kursyer 118.629 euro! Gruevski nuk i ka treguar Komisionit anketues, por duhet t’i tregojë opinionit: Cila është mënyra për të kursyer aq para, në moment kur 500 mijë njerëz në Maqedoni janë zhytur në varfëri”, tha Shilegov.