Maqedoni Shilegov: Dëshmitari i LSDM-së do të jetë Zaevi dhe do të flas...

Shilegov: Dëshmitari i LSDM-së do të jetë Zaevi dhe do të flas në seancë të hapur

Kryetari i Komisionit Anketues për skandalin e përgjimit, Petre Shilegov, sot paralajmëroi se dëshmitari i parë që do ta thirr LSDM-ja në seancën e ardhshme për të dëshmuar do të jetë lideri i partisë, Zoran Zaev.

Siç paralajmëroi, kryetari i komisionit, Zaev, do të flas në seancë publike.

Shilegov, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në seancën e djeshme të komisionit, kryeministri Nikolla Gruevski ka refuzuar t’iu përgjigjet pyetjeve lidhur me “bombat”.

Deputeti dhe anëtari i komisionit nga radhët e VMRO- DPMNE-së, Antonio Milloski, ndërkaq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se nuk është i sigurt se dëshmia e ministrit të financave, Zoran Stavrevski, e cila është caktuar kësaj jave, të enjten, do të jetë e fshehtë.

Mirëpo, siç tha kanë pasur marrëveshje se të gjithë dëshmitarët që do t’i thirr VMRO- DPMNE-ja, të dëshmojnë me dyer të mbyllura, sepse disa anëtarë të komisionit “kanë pasur dëshirë që para kamerave të bëjnë drama dhe të tërheqin vëmendje”.