Maqedoni Sheqerinska: Jemi larg debatit për çështje specifike dhe ndarje të resorëve

Sheqerinska: Jemi larg debatit për çështje specifike dhe ndarje të resorëve

Absolutisht jemi larg nga disa diskutime konkrete lidhur me çështje specifike ndërsa në veçanti jemi larg nga ndarja e resorëve, deklaroi zv/ kryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska pas takimit me përfaqësuesit e BDI-së, në hotelin “Holiday In” në Shkup.

Ajo deklaroi se në takimin e sotëm është diskutuar për situatën aktuale lidhur me vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov që mos t’ia ndaj mandatin partisë së dytë parlamentare dhe njoftoi se takimet dhe bisedimet me BDI-në do të vazhdojnë.

“Konsiderojmë se këto takime dhe bisedime do të vazhdojnë, diskutimet zhvillohen në dy taborët politik, por vlerësojmë se synimi është i përbashkët. Maqedonia të del nga kjo krizë politike, sa më shpejtë të ketë qeveri e cila do t’i zbatoj reformat për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe mundësi për të gjithë që të sigurojnë ekzistencë të vërtetë në vendlindjen e tyre. Për këto tema do të diskutojmë herën tjetër. Jeni të vetëdijshëm se takimi nuk ishte i gjatë. Takimet do të vazhdojnë atëherë diskutimet do të mbarojnë në suazat e dy partive politike” tha Sheqerinska.

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi pas takimit të sotëm të përfaqësuesve të BDI-së dhe LSDM-së tha se është mbajtur diskutim konstruktiv, por se fjalën e fundit do ta ketë kryesia e partisë BDI.