Maqedoni Rot takohet me Poposkin, Gruevskin dhe Zaevin

Rot takohet me Poposkin, Gruevskin dhe Zaevin

Sekretari shtetëror i MPJ-së gjermane, Mihael Rot sot është takuar me ministrin e jashtëm Poposki, kreun e VMRO DPMNE-së Gruevskin dhe kreun e LSDM-së, Zaevin.

Ministri Poposki në takim ka përmendur se sfidat politike tejkalohen me proces të brendshëm, që  duhet të përfundoj sa më shpejtë me mbajtjen e zgjedhjeve në prill.

Poposki dhe Rot në pjesën e krizës së refugjatëve kanë theksuar kjo çështje duhet të ketë zgjidhje afatgjatë, pas çka Rot ka përshëndetin angazhimin e Maqedonisë në këtë drejtim.

Në takimin me Gruevskin, Rotit i është thënë se prioritet i VMRO DPMNE-së është organizimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike ku qytetarët do të vendosin për të ardhmen e shtetit.

Gjatë takimit me Zaevin, Rot është informuar se zgjedhje korrekte dhe të lira mund të ketë vetëm nëse pastrohen listat zgjedhore. Zaev ka shtuar se Maqedonia në zgjedhjet e ardhshme patjetër duhet të fitoj Qeveri me legjitimet të plotë ndërsa kjo është e mundshme vetëm me zgjedhje korrekte. Sipas kreut opozitar, vetëm në këtë mënyrë do të mundësohet normalizimi i institucioneve dhe stabilitetit të R. së Maqedonisë.