Maqedoni Riçard Houit nesër në Shkup

Riçard Houit nesër në Shkup

Një grup i euro- parlamentarëve në krye me Riçard Houit, nesër do të vijnë për vizitë në Maqedoni.

Pritet që Houit të takohet me liderin e opozitës dhe partisë së LSDM-së, Zoran Zaev.

Pas takimit ai do të mbaj konferencë shtypi në selinë e partisë.

Tani për tani nuk zbardhen detaje se çfarë do të flitet në këtë konferencë shtypi.

Vizita e këtillë e deputetëve evropiane vjen para publikimit të raportit vjetor për përparimin e Maqedonisë, por edhe në moment kur partitë politike edhe më tej s’mund të gjejnë zgjidhje për daljen nga kriza që u nënshkrua me Marrëveshjen e Përzhinos.