Maqedoni  “Reporterë pa kufij”: Në vendin e 111-të, Maqedonia është “djaloshi i keq...

 “Reporterë pa kufij”: Në vendin e 111-të, Maqedonia është “djaloshi i keq i Ballkanit”

Raporti më i ri i “Reporterë pa kufij” rendit Maqedoninë në pozitën e 111-të sipas indeksit të lirisë dhe vendin e quan “djaloshi i keq i Ballkanit”.

Sipas “Reporterë pa kufij”, liria e media është zvogëluar në mbarë rajonin, por erozioni i sundimit të së drejtës është më i dukshëm në Maqedoni.

Si rrjedhojë, theksojnë se shpifja është larguar nga Kodi zgjedhor në vitin 2012-të, por se akuzat janë ndërruar me padi penale, me mundësi për dënime të rënda në të holla dhe dënime me burg për gazetarët dhe pronarët e mediave.

“Kishte shumë raporte për kërcënime, dhunë, torturë dhe frikësim të gazetarëve gjatë protestave politike të vitit 2016-të, por vetëm disa nga përgjegjësit kanë qenë të ndjekur. Mos-stabiliteti politik ndikon në punën e gazetarëve dhe presioni nga partia në pushtet detyron mediat të vet- censurohen”, thuhet në raportin më të ri.

Maqedonia si e 111-ta është në vendin e fundit nga vendet e rajonit. Serbia është në pozitën e 66-të, Bosnja e Hercegovina 65, Kroacia 74, Shqipëria 76, Kosova 82, Greqia 88 dhe Bullgaria në pozitën e 109-të.

Në vendin e parë sipas indeksit të lirisë është Norvegjia, pason Suedia, në vendin e tretë është Finlanda, në pozitën e katërt është Danimarka, më pas Holanda ndërsa në këtë listë gjenden edhe Kosta Rika, Zvicra, Jamajka, Belgjika dhe Islanda.