Maqedoni Grupi punues do të përpiloi ligjin për arsimin e lartë

Grupi punues do të përpiloi ligjin për arsimin e lartë

 

Muajin e ardhshëm do të përpilohet analizë në bazë të të cilës do të definohet ligj i ri për arsim të lartë. Kjo është marrëveshja e takimit të sotshëm në Rektoratin e universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, mes përfaqësuesve të rektoratit, Plenumit Studentor dhe Plenumit të Profesorëve, Ministrisë së Arsimit si dhe qeverisë.

Pas debatit 4 orë e gjysmë, gazetarëve u është shpërndarë një komunikatë e shkurtë nga rektori, në të cilën shkruan se është arritur marrëveshje që me debat të hapur të arrihet deri te zgjidhja e përbashkët për përparimin dhe përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë.

“Në këtë drejtim kemi ardhur në përfundim që të formohet grup pune me përfaqësues nga universitetet, përfshirë të dy plenumet, atë të studentëve dhe profesrëve, si dhe përfaqësues të MASh-it, e cila në afat prej 30 ditëve do të përpilojë analizë për rrethanat, në bazë të të cilës do të definohet koncepti i përpilimit të tekstit të ligjeve”, shkruan në komunikatë.

As studentët as plenumi nuk u prononcuan për media. Përfaqësuesit e universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” dhe plenumit të studentëve edhe më tej janë në sallën e konferencave, ndërsa para një ore u larguan përfaqësues të qeverisë dhe MASh-it.

Në takim morën pjesë edhe ministri i arsimit Abdylaqim Ademi dhe zv/ministri Spiro Ristovski, si dhe zv/kryeministri dhe ministri i financave Zaoran Stavreski.

Nga rektorati i universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” deklaruan se janë marrë vesh që pas disa ditëve të mbahet takim i ri me përfaqësuesit e njejtë.Ndërsa nga plenumi studentor thonë se, pasi të koordinohen brenda plenumit, do të dalin me komunikatë.