Maqedoni Qeveria ka vendosur që QTQ të “vishet” me barok

Qeveria ka vendosur që QTQ të “vishet” me barok

Qeveria solli vendim që Qendra Tregtare e Qytetit (QTA) të merr pamje baroku, shkruan “Telma”.

Vendimi për vazhdimin e ndërtimit të projektit “Shkupi 2014” në suazat e të cilit është ndryshimit i pamjes së QTQ-së, është publikuar në Gazetën zyrtare.

Komuna Qendër në prill të vitit të kaluar shpalli referendum për pamjen e QTQ-së, por i njëjti ishte i pasuksesshëm sepse rreth 40% e 43.560 votuesve e shfrytëzuan të drejtën për votë, që ishte 10% më pak se cenzusi i nevojshëm.

Atëherë kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski theksoi se më shumë se 95% e atyre që kanë dalë në referendum kanë votuar për ruajtjen e autenticitetit të Qendrës tregtare.