Maqedoni “Puçi” ka një javë në byronë e Katica Janevës

“Puçi” ka një javë në byronë e Katica Janevës

Prokurorja speciale publike Katica Janeva, mori materialin për rastin “Puçi” nga prokurori publik i cili udhëhiqte rastin dhe prej tani lënda është në juridiksionin e saj, deklaroi për “Metën”, avokati i mbrojtjes Angele Ilievski.

Sipas Ilievski, ai dhe kolegët e tij, si avokatë të mbrojtës, akoma nuk kanë marrë njoftim zyrtar nga prokurorja speciale, mirëpo Janeva para një javë ka pranuar lëndën për rastin “Puçi”.

– Tani prokurorja speciale pas emërimit të saj, është përgjegjës për gjithçka më tej që ka të bëjë me punën e prokurorisë në rastin e “Puçi”. Ajo tashmë, para rreth një javë më parë, ka pranuar lëndën për rastin “Puçi”, – thotë për “Metën” avokati Ilievski.

Siç thotë ai, Janeva, ndër të tjerash, prej tani do të duhet të deklarohet dhe për arrestimin e Zoran Verushevskit dhe Georgi Lazarevskit, përkatësisht të bëjë kërkesë në gjykatë për ndërprerjen e vuajtjes së burgut dhe zëvendësimin me një masë më të butë të sigurisë, ose vazhdim të sërishëm. E njëjta gjë vlen edhe për masat që jua janë caktuarave të pandehurve të tjerë.