fbpx

Lupço Shvërgovski do ta mbroj Boban S për vjedhjen e 3 milionë eurove nga NLB

-

Ish prokurori publik shtetëror, Lupço Shvërgovski është avokati i Boban S. 40 vjeçar, i dyshuar për vjedhjen e 3 milionë eurove nga arka e NLB-së në Shkup.

Informatën për “Meta” e konfirmoi vet Shvërgovski.

“Po, unë jam avokat i tij”, tha Shvërgovski, por nuk deshi të komentojë asgjë më shumë për këtë.

Boban S. i dyshuar për vjedhjen më të madhe në historinë e Maqedonisë së pavarur, arkën e bankës e ka boshatisur nga 6 deri më 10 prill, njofton MPB. Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për evazion dhe për momentin është duke vuajtur paraburgimin prej 30 ditëve.

Ky rast që nga fillimi është kontrovers për disa gjëra ndërsa misteri më i madh është se çfarë ka ndodhur me paratë e vjedhura, të cilat edhe pas 10 ditëve ende s’janë gjetur.

Shvërgovski për prokuror publik shtetëror u zgjodh në vitin 2007 dhe këtë post e mbajti deri në vitin 20123, kur në vendin e tij erdhi prokurori aktual, Marko Zvërlevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.