Maqedoni PSP: Me ndihmën e ekspertit të “Erikson” i morën të gjitha të...

PSP: Me ndihmën e ekspertit të “Erikson” i morën të gjitha të dhënat e DSK-së

Me ndihmën e ekspertit të jashtëm të kompanisë suedeze “Erikson”, sot nga serverët ndihmës në DSK, Prokuroria Speciale i ka marrë të gjitha të dhënat që i kërkonte me urdhër gjyqësor.

Këtë sot pasdite e njoftoi PSP, prej ku shtojnë se të dhënat e mara do të analizohen në mënyrë shtesë dhe të gjithë rezultatet do të publikohen në opinion në kohë reale.

“Gjatë ditës së sotme, me ndihmën e ekspertët të jashtëm nga prodhuesi i serverëve ndihmës që janë në pronësi të operatorëve të telekomunikimeve e që fizikisht gjenden në DSK, është realizuar marrja e të gjitha të dhënave nga këto serverë sipas urdhrit gjyqësor. Sqarojmë se lënda është në procedurë para- hetimore dhe në këtë moment s’kemi mundësi të sigurojmë të dhëna shtesë. Të dhënat e marra do të analizohen dhe do të publikohen në opinion në kohë reale” thuhet në njoftimin e PSP-së.