Maqedoni PSP ka marrë një pjesë të informacioneve nga DSK, për tjerat duhet...

PSP ka marrë një pjesë të informacioneve nga DSK, për tjerat duhet të pritet eksperti i huaj

Prokuroria Speciale nga DSK e ka marrë tërë dokumentacionin me urdhra për masat e posaçme hetimore për ndjekjen e komunikimeve, librat e evidencës dhe një pjesë e të dhënave kompjuterike nga sistemi për përgjim, njoftoi sot pasdite PSP.

Prej atje thonë se ngel që të merren të dhënat e kompjuterit për të cilat nevojitet asistencë nga ekspert i jashtëm.

“Është marrë dokumentacioni me urdhra për masat e posaçme hetimore për ndjekjen e komunikimeve, librat e evidencës dhe një pjesë e të dhënave kompjuterike nga sistemi për përgjim. Tani ngel që të merren të dhënat e kompjuterit për të cilat nevojitet asistencë nga ekspert i jashtëm dhe presim në periudhën e ardhshme të realizohet ky urdhër”, thuhet në njoftim.

Pas 48 orëve kujdestari, ekipet e PSP-së, sipas informacioneve, sot pasdite kanë dalë nga DSK me një pjesë të informacioneve që i kërkuan me urdhër gjyqësor.