Maqedoni Deputetët votuan: Çavkov dhe Misajlovski ministra të rinj në qeverinë Gruevski

Deputetët votuan: Çavkov dhe Misajlovski ministra të rinj në qeverinë Gruevski

Kuvendi sot me shumicë votash votoi ministrat e rinj për punë të brendshme dhe atë të transportit dhe lidhjeve, pasi tanimë ish ministrat në këto poste Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski dhanë dorëheqje të parevokueshme.

Për emërimin e Mitko Çavkov për ministër të brendshëm, nga 81 deputet të pranishëm “për” votuan 71, “kundër” votoi 1 ndërsa “të përmbajtur” 2.

Vlado Misajovski për pasardhës i Janakieskit është emëruar gjithashtu me 71 votë “për”, 4 “kundër” ndërsa “të përmbajtur” nuk kishte.

Pas votimit, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski konstatoi emërimin e ministrave të rinj në qeveri, pas çka Çavkov dhe Misajlovski firmosën deklaratat zyrtare.