Maqedoni Poposki: Presim që policia greke në kufi të mundësojë qarkullimin

Poposki: Presim që policia greke në kufi të mundësojë qarkullimin

Ministri e punëve të jashtme, Nikolla Poposki, sot pas takimit me ambasadorët e vendeve të BE-së, tha se imigrantët të cilët disa ditë presin  të hynë në vend nuk do t’iu lejohet të hyjnë dhe se pritet që policia greke të bëjë seleksionimin e qëllim që të mund të qarkullojnë ata që ikin nga vatrat e luftës. Poposki tha se do të ndërmerren të gjitha masat për mbrojtje të kufijve dhe fluksin e imigrantëve, për atë se cilën masë do ta marrin dhe me në cilin nivel, këtë do ta përcaktojnë shërbimet e sigurimit.

– Lidhur me krizë e refugjatëve për ne ka tre prioritete. I pari është të sigurojmë trajtim human të refugjatëve, i dyti- sigurimi i kontrollit të kufirit dhe orientimin e imigrantëve drejt kalimeve kufitare, ku mund të sigurohet regjistrimi i tyre, i treti- seleksionimi i atyre që ikin nga kriza dhe atyre që ikin për shkaqe ekonomike- tha Poposki.

Ai shtoi se deri më tani ndihmën që duhet ta merr vendi për përballjen me krizën e imigrantëve nuk do të jetë kriter për të vepruar dhe se beson se ata kontingjent do të dalin në ndihmë për ministritë të cilët angazhojnë resurse për punën me imigrantët.