Maqedoni Partitë politike në Klubin e deputetëve zgjidhin krizën e re

Partitë politike në Klubin e deputetëve zgjidhin krizën e re

Në orën 14 часот, në Klubin e deputetëve në Shkup, filloi takimi me përfaqësuesit e partive politike me shpresë se do të zgjidhin ngecjen e bisedimeve lidhur me Kodin Zgjedhor.

Deklaratë dha vetëm përfaqësuesi i LSDM-së, Damjan Mançevski, i cili tha se në takim nuk do të bisedohet për asgjë tjetër derisa nuk zgjidhet çështja e përzgjedhjes së ekipit të prokurores speciale, Katica Janevës.

“Ne moszgjidhjen e plotë të ekipit të prokurores special, është shkelur Marrëveshja e Përzhinos. Kërkojmë nga Këshilli i Prokurorëve që plotësisht ta respektoj ligjin për Prokurori Speciale. Derisa. Derisa nuk zgjidhet ajo, Marrëveshja e Përzhinos është joaktive”, deklaroi Mançevski.

Antonio Milloshoski, përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së në bisedime para se të hyjë në Klubin e Deputetëve, vetëm shkurtër ka thënë që do të bisedohet për të gjitha çështjet kontestuese, ndërkaq lehtësuesi Piter van Hojte, nuk ka pasur koment de vetëm e ka konfirmuar që takimi i sotëm do të mbahet.