Maqedoni Plomp: S’ka kohë për humbje, presim qeveri reformuese dhe përgjegjëse

Plomp: S’ka kohë për humbje, presim qeveri reformuese dhe përgjegjëse

Nuk ka kohë për humbje dhe nga politikanët e vendit varet vendimi për të ardhmen e Maqedonisë, deklaroi sot ambasadori i Holandës, Volter Plomp, pas prezantimit të sotëm të hulumtimit “Të paraburgosur në mënyrë të pabazë – implikime juridike dhe buxhetore”, në Info qendrën e BE-së në Shkup.

“Nëse më pyetni si i komentoj ngjarjet e fundit dhe bisedimet për formimin e Qeverisë, mund vetëm të përsërit atë që tha komisari Han në vizitën e fundit në vend gjegjësisht  se nuk ka kohë për humbje. Nga ana tjetër, do të theksoj se  varet nga partitë politike dhe politikanët që të vendosin për ardhmërinë e vendit” tha Plomp.

Ai shtoi se Holanda shpresoj që Maqedonia do të ketë qeveri që do të ketë orientim prioritar në veçanti reformat që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës si dhe në fushat tjera që janë të rëndësishme në këtë proces.

Ambasadori holandez bëri të ditur se, si pjesë e reformave, në veçanti është e rëndësishme llogaridhënia që nënkupton mbështetjen e PSP-së.

“Një prej çështjeve të rëndësishme ndaj të cilave qeveria reformuese duhet të fokusohet është llogaridhënia dhe përgjegjësia. Kur flasim për llogaridhënie kjo do të thotë mbështetjen e punës së PSP-së gjegjësisht mbështetjen nga gjykatat dhe organet tjera që të mund PSP të mbaroj punën në mënyrë të pavarur” tha Plomp.