Maqedoni Platforma kundër korrupsionit: KSHPK të publikoj listën anketuese të Gruevskit

Platforma kundër korrupsionit: KSHPK të publikoj listën anketuese të Gruevskit

Komisioni shtetërorë për pengimin e korrupsionit  (KSHPK) të respektoj Ligjin në bazë të cilës është formuar, që është kompetenca e tij elementare, me qëllim të mbrojtjes të interesit publik, bëjnë thirrje publike nga Platforma e organizatave civile për luftë kundër korrupsionit.

Prej atje fuqishëm reagojnë në deklaratën e kryetarit të KSHPK, Goran Milenkov që në konferencë shtypi të mërkurën javën e kaluar, nuk u lejoi ekspertizë të plotë të gazetarëve në listën anketuese të ish kryeministrit dhe kreut aktual të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Nga kjo Platformë i bëjnë thirrje anëtarëve të Komisionit t’i publikojnë listat e tyre anketuese, duke theksuar se sipas nenit 50-a nga Ligjit për pengimin e korrupsionit, çdo anëtar i KSHPK ka obligim të dorëzoj listën anketuese dhe paraqitjen për ndryshimin e gjendjes së pronës.