Maqedoni Për shkak të defektit të hekurudhës sllovene, mbyllet zona neutrale në Idomeni

Për shkak të defektit të hekurudhës sllovene, mbyllet zona neutrale në Idomeni

Defekti në infrastrukturën hekurudhore të Sllovenisë është shkaku për mbylljen e zonës neutrale të pikës kufitare të imigrantëve, ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, në rajonin e Idmoenisë, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme për “Metën”.

Nga vendet e tjera na informuan se vendet e tjera të të ashtuquajturës linjës ballkanike të reduktojmë numrin e imigrantëve, për shkak të defektit të hekurudhës në Slloveni. Nga Serbia na informuan dhe e përcollëm në Greqi – deklaroi Dejana Nedelkoviq nga Sektori për mardhënie me publikun të MPB-së.

Zona neutrale ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, në rajonin e pikës kufitare Idomeni,  është mbyllur për kalim, raporton gazeta greke “Katimerini”.

Nëpërmjet kësaj zone neutrale kalojnë refugjatë nga Iraku, Afganistani dhe Siria drejt Maqedonisë dhe pastaj drjet Evropës Perëndimore.Sipas policisë, në stacionin e pompës së benzinës të zonës mblidhen autobusët me refugjatë, tashmë ka 7 autobusë me 350 persona.