Bota Pas anulimit të mini- samitit, agjenda e Han e zbrazët ndërsa vizita...

Pas anulimit të mini- samitit, agjenda e Han e zbrazët ndërsa vizita në Shkup e pasigurt

Vizita  euro- komisarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han në Maqedoni edhe më tej ngel e pasigurt. Në media dolën të dhëna se Han do të anuloj vizitën për shkak të mini- samitit në BE lidhur me krizën e refugjatëve, por pas anulimit të tij agjenda e Hanit është e zbrazët.

As në Komisionin Evropian nuk kanë të dhëna të sakta nëse Han nesër do të vizitoj Maqedoninë ose do të udhëton pasi të jepet vlerësimi nëse ka kushte për zgjedhje të besueshme.

“Tani për tani s’mund të konfirmojmë këtë. Do t’ju njoftojnë pasi të vendoset” njoftoi Maja Kocijançiq për “Meta”.

Ajo as nuk e mohoi e konfirmoi mundësinë takimi i ardhshëm i liderëve politik me Hanin të mbahet në Bruksel në vend të Shkupit.

“Komisioni është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë aktorët politike në bazë ditore” njoftoi zëdhënësja e Han.