Bota Evropa Tone të ashpra nga Brukseli: Junker nuk e pranon Gruevskin shkaku i...

Tone të ashpra nga Brukseli: Junker nuk e pranon Gruevskin shkaku i krizës

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, anuloi takimin me kryeministrin Gruevski që duhej të mbahet të enjten në Bruksel.

Zëdhënësja e Junker, Andreeva, shkurt pohoi: “Ishim në bisedime me ish republikën jugosllave të Maqedonisë. Komisari Han ishte në terren më datën 17, jemi në kontakt me ta, e vetmja që mund të them është se për shkak të zhvillimit të ngjarjeve në terren, u vendos se nuk është e udhës të ketë takim tani”.

Burime nga Komisioni Evropian për “Meta” shpjegojnë se kryetari Junker ka sjellë këtë vendim pikërisht shkaku i krizës politike në shtet dhe për shkak të mungesës së dialogut.

“Qëndrimi jonë është i qartë. Situata në shtet është e rëndë, ne thamë çfarë mendojmë, kjo që po ndodh nuk është mirë dhe duhet të fillohet dialog i mirëfilltë për prioritetet e vendit. Kontaktet mes KE-së dhe Maqedonisë vazhdojnë, por vlerësuam se kontakt në nivel të lartë për momentin nuk mund të ketë”- deklaruan burimet diplomatike për “Metën”.

Takimi nuk është anuluar, por vetëm është shtyrë, vërtetojnë nga KE. Qëllimi i takimit ishte dy liderët të njihen sepse deri më tani nuk ka pasur kontakt formal prej kur Junker është emëruar për kryetar të legjislativit evropian.