Maqedoni Orari i ri i gjykatësve nuk është pastrim për shkak të PSP-së,...

Orari i ri i gjykatësve nuk është pastrim për shkak të PSP-së, demanton Gjykata

Gjykata Themelore Shkupi 1 gjegjësisht u.d kryetarja Tatjana Mihajlova, ka miratuar orar të ri vjetor të gjykatësve, sipas të cilit, një numër i gjykatësve, që deri më tani kanë punuar në lëndë penale janë sistemuar në sektorin për kundërvajtje.

Ndryshe, Gjykata e Shkupit është kompetente për procedimin e raste të Speciales.

Mes të sistemuarve është edhe gjykatësja Vesna Dimishkova, e cila deri më tani ishte gjykatëse me procedurë paraprake, tani është sistemuar në Sektorin e të miturve. Dimishkova është gjykatësja e cila e lëshoi urdhrin me të cilin PSP u fut në DSK, vitin e kaluar. Gjykatësja Slavica Andreevska, e cila i shqiptoi arrestin për kryetarin e Manastirit i dyshuar në rastin “Transportuesi”, tani do të merret me lëndët sipas Ligjit të vjetër për procedurë penale. Në mesin e gjykatësve nga Penalja që janë sistemuar në sektorin për kundërvajtje janë edhe gjykatësit me praktikë shumëvjeçare, Dragan Nikolovski, Sedat Rexhepagiq, Ola Ristova dhe Martina Kletniçka- Markovska.

Nga Gjykata Themelore Shkup, sot pasdite përmes kumtesës reaguan ndaj pohimeve të këtilla. Prej atje thonë se habit interesi dhe publikimi i të pavërtetave dhe informacioneve të pavërtetuara lidhur me orarin vjetor, që sipas Ligjit për gjykata, kryetari apo u.d kryetari çdo gjykate është i obliguar që ta vërtetoj.

Nga Gjykata thonë se orari vjetor vërtetohet “vetëm në funksion të funksionimit më efikas të gjykatës e para se gjithash që të përmbushen nevojat e qytetarëve”.