Korrespondentë Ohri është përplot turistë për festat e fundvitit

Ohri është përplot turistë për festat e fundvitit

Të gjitha hotelet në Ohër si dhe kapacitetet më të vogla private të akomodimit janë prenotuar për festat e Vitit të Ri. Hotelierët janë të kënaqur dhe shpresojnë se ulja e qarkullimit prej 10% muajt e fundit të vitit 2016 do ta zbusin me fundjavën e festave.

Në mënyrë tradicionale, krahas turistëve vendor në Ohër dhe Strugë mund të shihen turistë nga Bullgaria, Serbia, Shqipëria si dhe më pak nga Greqia.

Mysafirë ka edhe nga Mali i Zi dhe Kroacia ndërsa me prenotime individuale ka mysafir edhe nga Britania e Madhe, Polonia dhe Izraeli.

Prenotimet treditore me gjysmë- pansion kushtojnë prej 100 deri 160 euro, ku përfshihet darka solemne e Vitit të Ri.