Kryetarja e “Transparencë Maqedoni”, Slagjana Taseva paralajmëroi se së bashku me Qendrën për analiza ekonomike prej nesër do të fillojnë të ndjekin se si partitë i shpenzojnë paratë në periudhën parazgjedhore.
Ata këtë projekt e paralajmëruan në janar, për zgjedhjet e parakohshme të prillit, por pas shtyrjes së tyre, projekti u ngri.
“Projekti u ngri me anulimin e zgjedhjeve, por prej nesër zyrtarisht do të fillojmë t’i ndjekim partitë politike” u përgjigj Taseva në pyetjen e “Meta” nëse do t’i ndjekin financat e partive politike.
Kryetarja e TI, Taseva dhe Marjan Nikolov nga Qendra për analiza ekonomike, atëherë theksuan se do të ndjekin informimin e mediumeve të partive, shpenzimet e tyre si dhe shpenzimin e buxhetit të pushtetit qendror dhe lokal.
Gazetat ditore sot publikuan edhe çmimoret për prezantim të paguar politik për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në pajtim me obligimin ligjor të mediumeve për publikimin e çmimore për reklamimin e partive politike për zgjedhjet.
Kështu, për shembull, një faqe e brendshme e reklamës në shtyp bardh e zi pushton 420 deri 560 ndërsa me ngjyrë 770 euro. Çmimi i kontributeve sillet prej 400 deri 800 euro.