Maqedoni OSBE-ja Janevës i ofron ndihmë dhe bashkëpunim

OSBE-ja Janevës i ofron ndihmë dhe bashkëpunim

Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Suomalainen, ka takuar sot Prokuroren Katica Janeva për të diskutuar lidhur me rolin e saj dhe sfidat, duke i ofruar përkrahjen dhe bashkëpunimin e Misionit.

Suomalainen e uroi Janevën për formimin e ekipit të saj me gjithsej dymbëdhjetë ndihmës prokurorë, duke theksuar se Zyra e Prokurores duhet të mbetet e pavarur dhe e lirë nga çfarëdo forme e presionit për të arritur rezultat të drejtë dhe objektiv.

“Është e rëndësishme që Prokurorja të punojë nga afër me institucionet. Misioni ynë është i gatshëm të ofrojë ndihmë,” shtoi Suomalainen.

Suomalainen po ashtu shfrytëzoi rastin të përshëndes marrëveshjen e arritur në mbledhjen e liderëve politik të mbajtur më 5-6 nëntor 2015 për implementimin e mëtejmë të marrëveshjes së Përzhinos.

“Implementimi i duhur i Marrëveshjes së Përzhinos dhe respektimi i ligjeve, përfshi ato të miratuara dje në parlament, do të ndihmojnë në krijimin e kushteve të drejta dhe të barabarta gjatë zgjedhjeve të ardhshme,” tha Suomalainen.