Maqedoni Njëra palë për qeveri të shpejtë, tjetra për zgjedhje të shpejta: Vazhdon...

Njëra palë për qeveri të shpejtë, tjetra për zgjedhje të shpejta: Vazhdon maratona në Parlament

Sot do të ketë vazhdim të ri të seancës konstituive në Kuvend, ku deputetët duhet të debatojnë për emërimin e anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për zgjedhje dhe  emërime si dhe për emërimin e kryetarit të këtij institucioni ligjvënës.

Gjatë fundjavës, partitë këmbyen akuza dhe kundër- akuza për temën e ngricave dhe dëmet në bujqësi, ndërtimin e Qendrës së re klinike dhe rreth Qeverisë së re.

Në vazhdimet e deritanishme të seancave, deputetët e VMRO DPMNE-së vet diskutonin dhe bënin replika ndërsa LSDM kryesisht janë jo- aktiv ndërsa m[ çdo njoftim ose konferencë njoftojnë “formimin e shpejtë të Qeverisë”.

Ndaj thirrjeve të partisë së Gruevskit për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme të premten u bashkëngjit edhe nisma “Për Maqedoni të përbashkët”.

Nga BDI drejtpërdrejtë kërkuan “partitë e maqedonasve të merren vesh për epilogun e krizës”, ndërsa më të shpeshtë janë edhe informacionet e pavërtetuara për gjoja takime direkte mes Zaevit dhe Gruevskit.

Nuk ka tregues se në Kuvend do të ndryshoj skenari i zakontë i replikave dhe vërejtjeve procedurale.