Maqedoni Nesër shpërndahet Kuvendi, do të votohet buxheti dhe ndoshta ligjet për PSP-në

Nesër shpërndahet Kuvendi, do të votohet buxheti dhe ndoshta ligjet për PSP-në

Në seancën e nesërme duhet të shpërndahet Kuvendi i R. së Maqedonisë që më 11 dhjetor të mbahen zgjedhjet e parakohshme zgjedhore. Nismën për shpërndarjen e Kuvendit e dha LSDM, VMRO DPMNE e pranoi me kusht që paraprakisht të miratohet buxheti i vitit 2017.
Në faqen e internetit të Kuvendit, në rend dite në seancën e nesërm të 125-të, e caktuar për pra 12, si pikë e parë është vendosur buxheti i vitit 2017 ndërsa si pikë e dytë janë vendosur dy propozimet për shpërndarjen e Kuvendit të dorëzuara nga deputeti Pavle Trajanov dhe grupi parlamentar i LSDM-së.
Kuvendi duhet të vendos edhe lidhur me ligjet që i kërkonte PSP, për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe vazhdimin e mandatit që i propozoi Pavle Trajanov, por ato ende nuk janë vendosur në rend dite në seancën e nesërme.
Kuvendi para shpërndarjes duhet të diskutoj edhe për tepricën e votuesve në njësinë e gjashtë zgjedhore ku ka 5,28% votues më shumë se sasia e lejuar. Si zgjidhje propozohet votuesit e Dibrës të zhvendosen në njësinë e pestë zgjedhore.