Galeria Në protestën para MPB-së u kërkuar përgjegjësi nga Spasovski, paralajmërohen “nisma” të...

Në protestën para MPB-së u kërkuar përgjegjësi nga Spasovski, paralajmërohen “nisma” të reja nga KMB

Rreth 1 mijë qytetarë sot iu përgjigjën thirrjes së Kongresit Maqedonas Botërorë dhe dolën në protestë para MPB-së që të shprehin revoltin kundër ministri të brendshëm Oliver Spasovski, i cili sipas kësaj Organizate ka lejuar persona në krye me BDI-në të marrin themelet e kryqit në Butel.

Ata mbanin mbishkrime në të cilat shkruante “Oliver, pse merr rrogë”, “Oliver, përmbush detyrën”, gjithashtu të pranishmit brohoritnin “Dorëheqje, “Maqedoni, Maqedoni” dhe “Tradhtarë”.

Para qytetarëve u drejtua kryetari i KMB-së Todor Petrov i cili edhe pse ishte rrahur nga grupi i Izet Mexhiti para 1 jave, ka mbledhur fuqi që të vijë sot në protestë.

Ai tha se do të kërkoj që të shfuqizohet Marrëveshja e Përzhinos dhe siç tha “të kthehet rendi kushtetues në vend”.

Petrov tha se në shenjë pajtimi më 13 mars do të ngrejë nismë për ndërtimin e kishës në emër të Teofan Siliat Noli i njohur si Fan Noli, themeluesi i kishës ortodokse shqiptare. Kisha sipas tij do të vendoset në mes të komunave Çair dhe Butel.

Në protestë nuk kishte sigurim të madh ndërsa u këndua kënga “A bre makedonçe”.