Maqedoni Në mesnatë skadon afati për formimin e Qeverisë, BDI takim më ora...

Në mesnatë skadon afati për formimin e Qeverisë, BDI takim më ora 14

Në mesnatë skadon afati për mandatarin Nikola Gruevski që të formoj qeveri dhe deri atëherë duhet të merr përgjigje nga numri një i BDI-së, Ali Ahmeti nëse partia e tij do të bëj koalicion me VMRO DPMNE-në.

Mbrëmë pas përfundimit të takimit të anëtarëve të BDI-së në selinë në Reçicë të Vogël, Ahmeti deklaroi se nuk ka përgjigje me kë do të jenë në koalicion dhe se po i analizojnë të gjitha opsionet që të marrin vendim sa më të mirë për qytetarët e Maqedonisë.

Jozyrtarisht, kryesia qendrore e BDI-së duhet të mbaj takim më ora 14 në selinë e partisë në Reçicë.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani paraprakisht deklaroi se duhet të merret vendim i duhur e jo i përkohshëm.

Këto dy ditë përderisa skadon afati për formimin e qeverisë, s’ka kurrfarë informacione nga VMRO DPMNE.