Maqedoni Paralajmërohen protesta kundër ligjit për të ndaluar “bombat”

Paralajmërohen protesta kundër ligjit për të ndaluar “bombat”

Lëvizja qytetare “Hajde” sonte në rrjetin social “Facebook” paralajmëroi protesta kundër ligjit për të ndaluar “bombat” e opozitës.

Me  parullat “Stop censurës”; “Bombat nuk i japim”, “Nuk e japim të vërtetën”; “Stop për ligjet fashiste”,”Nuk do ja dilni!”Lëvizja ftoi qytetarët që nesër në orën 18 të bashkëngjiten në protestën të quajtur “Ndal censurës”, “Kërkojmë të vërtetën”.

Thirrja për protestë pasoi vetëm disa orë pasi u paralajmëru propozim – ligji i deputetëve të VMRO- DPMNE-së  dhe BDI-së me anë të së cilit kërkojnë që të tërhiqen audio-filmimet të publikuara e bisedave të përgjuara dhe transkriptimet nga portalet si dhe nga rrjetet sociale  dhe të ndalohet përdorimi i tyre në tubime publike. Sipas ligjit të propozuar të gjithë ata që nuk do të respektojnë do të sanksionohen me dënim prej 4, 5, 8 ose 10 vjet burg.