Maqedoni Avokatit të Popullit nuk i është lejuar hyrje në burgun e...

Avokatit të Popullit nuk i është lejuar hyrje në burgun e Shutkës

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti ka deklaruar se pas grumbullimit të dëshmive dhe informacioneve kanë siguruar dëshmi të mjaftueshme se tek një i paraburgosur është kryer torturë.

“Edhe në rastet e tjera të të paraburgosurve kemi informacione për maltretime dhe tortura dhe këto denoncime janë bërë edhe nga avokatët dhe të afërmit e të paraburgosurve”, ka deklaruar Ixhet Memeti, i cili ka shpjeguar se në burgun e Shutkës kanë vizituar vetëm një pjesë të të paraburgosurve dhe jo të gjithë dhe se për disa nuk dihet akoma gjendja e tyre.

Memeti gjithashtu ka bërë të ditur se nga e premtja e kaluar, institucioni i tyre po përballet me obstruksiuone nga drejtoria e burgut të Shkupit. Për këtë ai ka njoftuar dhe kërkuar raport nga Ministria e Drejtësisë.