Maqedoni MPB: Gjendja është normalizuar, do të ndërmarrim masa shtesë

MPB: Gjendja është normalizuar, do të ndërmarrim masa shtesë

Ministria e Punëve të Brendshme në orët e vona dje ka njoftuar se gjendja e sigurisë në pjesën qendrore të qytet, rreth dhe në Kuvend është normalizuar me vendosjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Për shkak të gjendjes së përgjithshme paraprake, MPB-SPB Shkup do të merr masa shtesë dhe aktivitete për mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve, objekteve dhe sigurimin e gjendjes stabile dhe të volitshme të sigurisë. Deri në orën 23:30 minuta në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtator”, Spitalin e Qytetit “Shën. Kliment Ohridski” dhe Qendrën klinike ndihmë kanë kërkuar 70 qytetarë, 22 nëpunës policorë dhe tre deputetë. Në mënyrë shtesë, në kazermën Gjorçe Petrov ndihma mjekësore u është dhënë shtatë personave”, thonë nga MPB.

Nga Ministria e Brendshme shtojnë se për momentin në Kuvend nuk ka më qytetarë ndërsa qytetarët që protestojnë gjenden jashtë Kuvendit.