Maqedoni Mogerini: Mos luani me zjarr, mos e shndërroni këtë në konfrontim ndëretnik

Mogerini: Mos luani me zjarr, mos e shndërroni këtë në konfrontim ndëretnik

Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme në BE, Federika Mogerini, në konferencën e shtypit pas mbarimit të Këshillit të ministrave të jashtëm të BE-së tha se është e shqetësuar për situatën në Maqedoni dhe politikanët i porositi të mos luajnë me zjarr.

“Sa jam e shqetësuar? Jam, por tentoj të mësoj të ngritem mbi shqetësimet dhe të shoh potencialin për zgjidhjen e krizës institucionale dhe politike. Besoj që kjo me të cilën Shkupi po ballafaqohet sot është vetëm krizë politike dhe institucionale. Më shumë jam e shqetësuar që kjo po shndërrohet në krizë ndëretnike. Ky ishte mesazhi kryesor që ua përcolla atyre që kanë përgjegjësi politike. Mos luani me zjarr, mos e shndërroni këtë në konfrontim ndëretnike. Kjo do ta shkatërroj vendin dhe sigurisht do të përhapet edhe jashtë shtetit”, tha Mogerini.

Shefja e diplomacisë së BE-së vuri në dukje se besoj në zgjidhje për tejkalimin e krizës dhe se institucionet e Maqedonisë i kanë resurset që të gjejnë këtë rrugëdalje.

“Fillimisht besoj në urtësinë e presidentit ndërsa e dyta në kapacitetin e Kuvendit që të vazhdojë fillimisht me emërimin e kryetarit apo të zhbllokoj situatën që kjo krizë institucionale dhe politike të mund të tejkalohet me instrumentet që Shkupi i ka, pa invovim. Shpresoj të mbisundojë arsyeja”, shtoi Mogerini.

Ajo nuk deshi të flet në detaje për angazhimet e veçantë të ministrave lidhur me Maqedoninë, por tha se në përgjithësi të gjithë ministrat fuqishëm i kanë mbështetur mesazhet që ajo i ka përcjellë pas takimeve në Maqedoni.