Korrespondentë Ministri Nuhiu në Shtip pyeti “Si jeni” vetëm myslimanët

Ministri Nuhiu në Shtip pyeti “Si jeni” vetëm myslimanët

Gjatë lutjes së pasdites në xhaminë e Shtipit, pa paralajmërim arriti ministri i brendshëm, Agim Nuhiu. Vizita e tij është në suazat e projektit të MPB-së “Si jeni”, ku ministri bisedon me qytetarët për problemet e tyre.

Nuhiu u takua vetëm me besimtarët myslimanë të cilët ishin për lutje në xhami.

“Vazhdojmë me projektin “Si jeni” dhe i pyesim qytetarët për problemet që dalin nga qarku i MPB-së. Unë jam këtu që të përçoj mesazhin se MPB çdoherë do të jetë e hapur që të vazhdojmë bashkëpunimin”, tha Nuhiu.

Nuhiu nuk e vizitoi Sektorin e Punëve të Brendshme në Shtip, selia e së cilit është 100 metra larg xhamisë.

SPB Shtip njoftoi se vetëm kanë qenë të njoftuar se do të vijë ministri dhe për marshutën e tij, pas çka i kanë siguruar sigurimin siç kërkon Ligji.