Maqedoni Mijatoviq: Mbyllja e Kezharovskit është porosi për censurë të frikshme në Maqedoni

Mijatoviq: Mbyllja e Kezharovskit është porosi për censurë të frikshme në Maqedoni

Përfaqësuesja e lartë e OSBE-së për lirinë e mediumeve, Dunja Mijatoviq në profilin në tweeter shkroi se burgosja e gazetarit Tomisllav Kezharovskit është presedan i rrezikshëm i lirisë së mediumeve të Maqedonisë, informon “Lokalno.mk”“.

Ajo thotë se “vendimi i Gjykatës së Shkupit që të dërgojë gazetarin Kezharovski në burg, jep porosi për censurë të frikshme”.

Pardje në Gjykatën e Apelit i shqiptoi dënim me 2 vjet burg për zbulimin e identitetit të dëshmitarit të fshehur, me çka mbrëmë me urgjencë nga burgu shtëpiak u dërgua në burgun “Shkup” në Shuto Orizare.

Filip Medarski, avokat i Kezharovrskit dje për “Metën” deklaroi  se është i habitur nga ajo se me sa urgjencë kanë dërguar në burg për vuajtjen e dënimit gjykata  duhet të plotësojë disa procedura.

Aktvendimi nuk mund dorëzua as mua e as Kezharovskit. Për tu plotësuar kushtet ai para se të dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit duhet të plotësohen disa procedura e ato procedura zgjasin të paktën 3 javë. E gjithë kjo ishte e papritur, por nuk presim që  në gjyqësinë e Maqedonisë e drejta të del në dritë – deklaroi Medaroski

Reagoi edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e cila është e shokuar nga dërgimi  urgjent në burg i kolegut Kezharovskit menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin “Likuidimi”.

“Urgjentisht i bëjmë thirrje ministrit të drejtësisë Adnan Jashari të ngrejë nismë për lirimin e gazetarit Kezharovskit, kurse presidenti Ivanov menjëherë ta pranoj këtë vendim, thuhet në reagimin e ShGM-së.

Mbrëmë në tubim para Gjykatës së Apelit, gazetarët dhe shoqatat e gazetarëve shprehën revoltën e  tyre nga aktvendimi gjyqësorë. Të martën në ora 12 janë paralajmëruar protesta  ku do të kërkohet lirimi i Kezharovskit.