Maqedoni Maqedonia mposht Austrinë, në 1/8 të finales luan me Slloveninë

Maqedonia mposht Austrinë, në 1/8 të finales luan me Slloveninë

Kombëtarja e Maqedonisë mundi Austrinë në ndeshjen e pestë të Kampionatit botëror të Hendbollit, që mbahet në Katar, me rezultat 36:31. Kjo është fitorja e  katërt që kanë arritur hendbollistët e Maqedonisë.

Me këtë ndeshje, përfundoi loja në grupe, dhe pas dy ditësh pauze, të dielën, fillojnë betejat e 1/8 të finales ku Maqedonia do të luaj me Sllovenin për plasmanin në çerekfinale.