Maqedoni Kuvendi papritmas caktoi seancë për orën 17

Kuvendi papritmas caktoi seancë për orën 17

Kuvendi i RM-së papritmas, për orën 17, caktoi seancë në të cilën në rend dite janë tre ligje. Pika e parë është propozim- ligji për plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, me procedurë të shkurtë, pika e dytë është propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e sanskioneve, me procedurë të shkurtë dhe pika e tretë e propozim- ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime të prokurorisë publike, me procedurë të shkurtë.

Edhe pse nuk është në rend dite, në këtë seancë parlamentare, sipas informacioneve jozyrtare është e mundshme të plotësohet me dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili të premten e dorëzoi deri te kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski.