Maqedoni Kuvendi ka njoftuar Ivanovin se nuk është dorëzuar propozim për Qeveri të...

Kuvendi ka njoftuar Ivanovin se nuk është dorëzuar propozim për Qeveri të re

Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit sot pasdite ka dërguar shkresë pranë kabinetit të presidentit Gjorgje Ivanov në të cilën e njofton se pranë Parlamentit deri mbrëmë në mesnatë, kur skadoi afati, nuk është dërguar program apo propozim për themelimin e Qeverisë së re nga ana e mandatarit Nikola Gruevski.

Ivanov sot është takuar me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhgobar, të cilin e ka njoftuar se “pasi të merr njoftim zyrtar nga Kuvendi i R. së Maqedonisë se nuk është dorëzuar program apo propozim për përbërjen e re qeveritare, do të filloj konsultime me institucionet kompetente dhe partitë politike”.