Maqedoni KSHZ miratoi metodologjinë për pastrimin e listës zgjedhore

KSHZ miratoi metodologjinë për pastrimin e listës zgjedhore

Komisioni shtetëror zgjedhor sot miratoi rregulloren për metodologjinë për qasje të plotë, kryerjen e ndryshimeve dhe fshirjen e të dhënave në listën zgjedhore. Vendimi i KSHZ vjen as pajtimit të pranuar me shkrim nga katër partitë politike, nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos.

Nga KSHZ njoftuan se në seancë është miratuar edhe procedura për zbatimin e kontrollit në terren për përditësimin e listës zgjedhore si dhe rregullorja e metodologjisë për menaxhimin dhe përditësimin e listës zgjedhore, që bazohet në kontrolle dhe analiza statistikore, kontrolle të kombinuara në baza të ndryshme të të dhënave dhe evidencave, kontroll i pakufizuar në terren dhe metoda tjera përkatëse për kontroll.