Presidenti i BE-së, Donald Tusk njoftoi sot se liderët e Eurozonës kanë arritur një marrëveshje për Greqinë. “Eurosamiti ka arritur unanimisht një marrëveshje. Të gjithë gati për programin e ESM (Mekanizmi i Emergjencës së Stabilitetit) për Greqinë, me reforma serioze dhe mbështetje financiare”, shkroi Tusk në “Twitter”. Ai do të mbajë më vonë një konferencë për shtyp për të dhënë detajet e marrëveshjes.
Ai theksoi se do të vendoset fond i posaçëm për pagesën e borxhit grek.
„Ministrat e financave urgjentisht do të bisedojnë se si t’i ndihmojnë Greqisë në afat të shkurtër për t’i mbuluar nevojat e saja financiare“, shkroi Tusk.
Shefja e FMN-së, Christine Lagarde e quajti marrëveshjen një “hap të mirë për të rindërtuar besimin”. Më herët, kryeministri i Maltës konfirmoi në “Twitter” se liderët e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për Greqinë. Edhe Kryeministri belg, Charles Michel ka postuar në profilin e tij, duke njoftuar se marrëveshja është arritur.